LajmeMaqedoni

Takim përshëndetës i Osmanit me ambasadorin slloven Predan

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka realizuar takim lamtumirës me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Milan Predan.

Në takim, Osmani i ndau mirënjohje ambasadorit Predan, për angazhimin e tij tw parezervë në zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe për komunikimin e shkëlqyer ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Ambasadës së Sllovenisë në Shkup.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për tema aktuale, në aspekt rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe për bashkëpunimin në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, SHBA-Kartën e Adriatikut dhe Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

Show More

Related Articles

Back to top button