LajmeRajon

Mungoi në interpelancë/ Rama përgjigjet nga Twitter-i: Duan të manipulojnë publikun me shpifje, marrëdhëniet me SHBA, më të forta se kurrë

 Kryeministri Edi Rama sapo reagoi në Tëitter për interpelancën dhe akuzat e opozitës që po i bëhen në Kuvend. Vetë Rama ka munguar në seancë ndërsa përgjigjen po e jep në rrjetet sociale. Rama thotë se çështja McGonigal po manipulohet me shpifje ekstreme dhe shton se nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë. Kryeministri i është përgjigjur jodirekt edhe Berishës që tha se ka dëmtuar marrëdhëniet me SHBA, kur thotë se raportet janë më të forta se kurrë. Sipas tij, drejtësia amerikane për të nuk ka asnjë akuzë. 

Një abuzim total me lirinë e fjalës,me të vërtetën,me publikun,në një dëshpërim total moral, politik, elektoral, ku me shpifje ekstreme synohet manipulimi i opinionit me një çështje të hetuar nga drejtësia amerikane që ka shkuar në gjykatë e që s’ka asnjë lloj lidhje me ne këtu!

Kjo është një tallje e madhe dhe e shpifur e politikës pa din e as iman me ata që i shkojnë mbrapa kësaj politike figurash të diskredituara, të cilët duan të mbulojnë diellin me shoshë, ndërkohë që marrëdhëniet tona me SHBA dhe institucionet amerikane janë më të forta se kurrë.

Kush i ka dy fije mend e kupton se ç’është e tërë kjo histeri vetëgjyqësie politike e mediatike,mbi një gjyq në Amerikë për një zyrtar të FBI të cilin drejtësia e nongratave këtu pretendon se është korruptuar nga unë, ndërkohë që drejtësia amerikane s’ka asnjë akuzë a pretendim.

Reagimi i Kryeministrit Edi Rama vjen pas një seance të tensionuar në Parlament, ku ai vetë zgjodhi të mos dalë dhe të përballet me opozitën. Në vend të tij, interpelanca iu delegua ministres Elisa Spiropali, por deputetët e opozitës nuk pranuan përgjigjet e saj. Deputetët e grupit Alibeaj dhe ata të Berishës kërkuan që të zhvillohej një interpelancë me kryeministrin për çështjen McGonigal, ku Rama rezulton se është takuar mbi 5 herë me zyrtarin e arrestuar të FBI dhe se njerëz pranë tij ndikuan me para që ai të hetonte për të dëmtuar PD.

 

Show More

Related Articles

Back to top button