LajmeMaqedoni

Lideri i boshnjakëve në RMV: Jemi me“Frontin për Europë” të Ali Ahmetit

 “Fronti për Europë” do t’i jepte një energji të re skenës politike në Maqedoninë e Veriut, pasi që vendi ka nëvojë për një fushatë më të madhe për vlerat evropiane, thotë në një prononcim për Indeks.mk, Xhelal Hoxhiq, kryetar i Partisë për Aksion Demokratik të Maqedonisë (SDA).

“Një front i gjerë pro-evropian, së pari, do të krijonte energji pozitive në skenën politike. Ne kemi nevojë për një fushatë të madhe për vlerat evropiane, për t’u shpjeguar qytetarëve dhe atyre që janë kundër se pse Maqedonia e Veriut po synon BE-në, si përcaktim strategjik shtetëror. Kjo energji e re politike është forca mbrojtëse, nga ata që kanë për qëllim ndalimin e rrugës evropiane në Maqedoninë e Veriut dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor. Përveç kësaj, hapësira për sulme hibride në vend është ulur ndjeshëm, ndaj edhe efekti i lajmeve të rreme është i dëmtuar. Këtë atmosferë mund ta zgjojë krahu pro-evropian i VMRO-DPMNE-së. Atmosfera e re duhet të sjellë mundësinë që disa nga përfaqësuesit e opozitës të zgjedhin interesin e shtetit mbi interesin e kryesisë së partisë. Interesi i Maqedonisë së Veriut është që të bëhet anëtare e BE-së sa më shpejt që të jetë e mundur dhe shansi është ta përfundojë atë deri në vitin 2030”, deklaroi Hoxhiq për Indeks.mk

Sipas tij, Maqedoninë e Veriut duke u zhvilluar si një vend demokratik, si anëtar i NATO-s dhe BE-së, do të pengojnë tendencat e atyre që duan të ndërtojnë një Bjellorusi të re nga Maqedonia Veriut.

“Nga ky kënd, përshëndes politikanët e bashkimit dhe konsolidimit të forcave pro-evropiane. E mirëpres veçanërisht optimizmin e kryeministrit Kovaçevski se deri në vitin 2030 do të bëhemi anëtarë të BE-së, si dhe të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, për t’u bashkuar në një front pro-evropian. Gjithçka që është duhet të jetë pjesë e atij fronti pro-evropian, nga partitë politike, nëpërmjet organizatave joqeveritare, nismave qytetare dhe intelektualëve. Natyrisht, PAD(SDA) e ka vendin e saj të natyrshëm në një front të tillë, si parti që është aktive për 31 vjet dhe qëndron për demokracinë, të drejtat e njeriut, integrimet euroatlantike dhe evropiane”, theksoi Hoxhiq.

Ai potencon se një front i madh dhe i gjerë pro-evropian është përgjigja e imponuar natyrshëm në situatën aktuale.

“Duhet një fushatë e fortë për rëndësinë e demokracisë, si dhe vlerën dhe rëndësinë e anëtarësimit në NATO dhe BE si synime strategjike të vendit. Maqedonia e Veriut duhet të mposhtë forcat shkatërruese të Maqedonisë së Veriut dhe të fillojë negociatat me BE-në. Maqedonia e Veriut dhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë natyrshëm afër botës perëndimore, kështu që BE-ja dhe NATO-ja nuk kanë alternativë”, nënvizoi ai. /flaka/

Show More

Related Articles

Back to top button