Tre ditë pas vendosjes në funksion, Gjykata e Përgjithshme e Apelit shortoi çështjen që do të vendosë se kujt do t’i përkasë logoja dhe vula e Partisë Demokratike.
Gjyqtarja relatore e dalë nga ky short është Elona Mihali, ndërsa dy anëtarët e tjerë të trupës gjykuese do të mbeten të pandryshuar, njëri Astrit Kalaja dhe gjyqtarja tjetër do të jetë Irida Kacerja.
I pranishëm gjatë hedhjes së shortit elektronik ishte sekretari për çështjet ligjore i grupimit të Berishës, Ivi Kaso.
LERTIDA BALILI
KANCELARE E GJYKATES SE APELIT
Të hidhet shorti për çështjet e vitit 2022.
Padia në Apel është bërë nga grupimi i Enkelejd Alibeajt, i cili i ka kërkuar gjykatës rrëzimin e vendimit të gjyqtarit të shkallës së parë Agron Zhukri, vendim i dhënë më 25 mars të vitit të kaluar, që njohu statutin dhe ndryshimet e dala nga kuvendi i Rithemelimit më 11 dhjetor të 2021.
Kjo është çështja më e nxehtë në prag të zgjedhjeve vendore, që do të vendosë fatin e Partisë Demokratike.
Nëse Apeli do t’i japë të drejtë ankimimit të bërë nga grupimi i Alibeajt, vula dhe logoja e partisë do t’i përkasë këtij grupimi.