LajmeMaqedoni

Presidenti i Maqedonisë së Veriut mbetet pa pagë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, bashkë me kabinetin e tij, kanë mbetur pa paga.  Kështu ka njoftuar Presidenca e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila me një deklarim më faqen zyrtare në internet, u ka kthyer përgjigje të gjitha mediave, pas intersimit të tyre nëse kreu i shtetit ka marrë ose jo pagë.

“Lidhur me pyetjet e mediave drejtuar institucionit tonë, konfirmojmë se nuk është paguar paga për muajin janar 2023 për punonjësit e kabinetit dhe për presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaron presidenca maqedonase.

“Arsyetimi që kemi marrë nga Ministria e Financave është se në buxhetin e vitit 2023, nuk ka mjete shtesë për dhënien e pagave për presidencën”, deklaron ky institucion, duke e cilësuar këtë arsyetim si të pabazuar.

Zyra e Presidentit deklaron se në përputhje me Marrëveshjen Kolektive të nënshkruar me Sindikatën e të Punësuarve në Administratë, organet gjyqësore dhe shoqatat qytetare, si dhe Organizatën Sindikale të të Punësuarve, ka paraparë rritje të pagave prej 5% vetëm për nëpunësit civilë të cilët janë të punësuar në Zyrën e Presidentit.

“Kjo rritje nuk vlen për Presidentin, të emëruarit dhe këshilltarët e posaçëm në kabinet. Mjetet për buxhetin e vitit 2023 janë siguruar me kursime vetanake në buxhetin e institucionit tonë dhe për këtë nuk janë kërkuar mjete shtesë nga Ministria e Financave”, deklaron institucioni i Presidentit të Maqedonisë së Veriut.

“Kërkesa për mjete financiare për paga për muajin janar 2023, të cilën Zyra e Presidentit e ka dorëzuar në Ministrinë e Financave, është bërë në përputhje me ligjin, në kuadër të mjeteve të miratuara në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, përfituesi buxhetor – Presidenti, dhe në përputhje me Marrëveshjen Kolektive për të punësuarit në kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Nga Ministria e Financave të Maqedonisë së veriut ende nuk ka ndonjë sqarim se si është e mundur të presidenti dhe të punësuarit në kabinetin e tij kanë mbetur pa paga.

Show More

Related Articles

Back to top button