Deputetët e Kuvendit të Serbisë kanë miratuar “raportin e Qeverisë për negociatat me Prishtinën” me 154 vota pro, 23 kundër dhe 9 abstenime. Të pranishëm gjatë votimit ishin 186 deputetë.
Në fjalimin e fundit, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, deklaroise do të ketë diskutime të vështira dhe një “luftë të vështirë” për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke thënë se ai do të ketë kompetenca të rëndësishme dhe ato “do të ngjallin besim te qytetarët”, raporton RTS.
“Unë jam gjithmonë i hapur për një bisedë, sa herë që kam një orë të lirë, pasi për mua shkon gjysmë ore, 45 minuta dhe një orë në varësi të bisedës që kam. Kudo që ka hapësirë, jam gati të ju pranoj, të flasim për të gjitha këto, të shohim se çfarë mund të bëjmë së bashku”, ka thënë Vuçiq.
Ai u ka thënë deputetëve se: “duhet të përgatitemi për momente të vështira dhe se duhet të përpiqemi të kuptojmë pak më mirë njëri-tjetrin”, duke shtuar se ai pranon një pjesë të fajit për këtë.
“Qëndrimi ynë nuk është i lehtë pikërisht sepse situata në Kosovë nuk është e lehtë”, ka deklaruar Vuçiq./21Media