Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malësi të Madhe ku një person ka humbur jetën si pasojë e shkarkesave elektrike dhe rrufeve në fshatin Dedaj, Njësisë Administrative Shkrel. Identiteti i viktimës nuk dihet ende.
Ndryshe nga javët e fundit, i gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut të cilat sipas meterologëve pritet të zgjasin deri të premten. Ndërsa në fundjavë pritet përmirësimi i motit.