Në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Gostivar u zhvilluan gara komunale në matematikë për shkollat fillore. Pjesëmarrës në gara ishin 51 nxënës nga të gjitha shkollat fillore të Gostivarit nga klasa e katërt deri në të nëntën. Këto gara vijnë përmes Shoqatës së Matematicientëve të Maqedonisë, mbështetur nga MASH, ndërsa nxënësit pas marrjes së udhëzimeve, në dispozicion kishin 45 minuta për të zgjedhur detyrat e testit. Shpresa Useini, drejtoreshë e shkollës fillore “Ismail Qemali”, theksoi se pas shumë vitesh rikthehen në Gostivar garat në matematikë, për çka ajo e ka falederuar arsimtarin e matematikës pranë kësaj shkolle Besnik Ismaili, i cili ishte angazhuar për organizimin e këtyre garave. Ajo u ka uruar suksese nxënësve dhe mësimdhënësve pjesëmarrës.
“Kënaqësi që sot garat komunale të mbahen në shkollën fillore ‘Ismail Qemali’ dhe e falënderoj kolegun Besnik Ismaili i cili me përkushtimin e tij në profesion e bëri të mundur që garat të organizohen në shkollën tonë pasi gjatë kohë në këtë lëmi gara në shkollën tonë nuk kemi pasur. Në këto gara komunale përshihen të gjitha shkollat e qytetit dhe ka përfaqësues nga çdo shkollë, profesorë dhe arsimtar dhe 51 nxënës që janë paraqitur për pesëmarrje të garave komunale. U dëshirojë të gjithve sukses dhe shpresoj që edhe garat rajonale të organizohen te ne si shkollë. Ky është një moitivim shtesë për nxënësit por edhe për mësimdhënësi që të tregohen në profesionin e tyre në këto gara dhe me rezultatet që do të marrin nxënësit”, deklaroi Shpresa Useini, drejtoreshë e SH.F “Ismail Qemali”.
Besnik Ismaili, arsimtar i matematikës dhe organizator i garave tha se pas garave komunale, nxënësit më të mirë do të kualifikohen për në garat rajonale që do të mbehen në mars dhe në ato shtetërore që pritet të zhvillohen në maj.
“Këto gara organizohen nga Lidhja e Matematicientëve të Maqedonisë dhe pas disa viteve shkolla jonë merr pjesë për të organizuar gara komunale në matematikë. Gjithsejt ka tre raunde, i pari që mbahet sot në gara komunale, me 4 mars janë garat rajonale ku pjesëmarrës do të jenë nxënësit që kualifikohen nga garat komunale dhe në fund me 15 e majit mbahen garat republikane në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, ku shpresojmë që ne si shkollë të kualifikohenmi”, deklaroi Besnik Ismaili, mësimdhënës i matematikës.
Ismaili bënë të ditur se Gostivari ka fëmijë talentë në lëndën e matematikës, por thekson nevojën e punës me ta nga mësimdhënësit e tyre në vazhdimësi dhe heqjen e frikës, pasi thotë ai, edhe matematika është lëndë sikurse të gjitha të tjerat.
“Vetë natyra e lëndës së matematikës që nga fëmijëria duke se është e vështirë, por në fakt ne duhet të jemi motivuesit që nxënësit të mos kenë vështirësi gjatë zgjedhjes së detyrave. Shpresojë ne si shkollë të kemi rezultate të mira në këto gara por edhe të tjerët të kenë rezultate solide dhe në fund të fitojë më i miri”, deklaroi Besnik Ismaili, mësimdhënës i matematikës.
Në garat rajonale do të shkojnë ato nxënës nga çdo gjeneratë që do fitojnë vendin e parë, të dytë dhe të tretë. Ndryshe, sikurse gara të tjera edhe këto të sotmet, janë formë e aktivitetit gjatë të cilave ndikohet në rritjen e interesit të nxënësve ndaj aktiviteteve të lira, të zhvillohet shpirti garues, afrohen nxënësit nga rrethe të ndryshme si dhe të mund të bëhet zgjedhja më e drejtë e nxënësve të talentuar për aktivitete në këtë lëmi.