Ajo që bën grupi i të pakënaqurve në BDI është vlerë e shtuar e demokracisë politike në vend. Kështu mendon drejtuesi i këtij grupi, deputeti dhe nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti. Në emsionin “Politica” në televizionin Globi ai theksoi se debati në BDI sa u takon pakënaqësive, për herë të parë del jashta partisë dhe sipas tij kjo nuk është luftë personale për pozicione, pasi mbrenda grupit të gjithë kanë pozita institucionale apo partiake. Mexhiti tha se kjo që bënë aktualisht i ashtuquajturi “Grupi i zjarrit”, ka për qëllim shpëtimin e BDI-së nga tjetërsimi.
“Ne që reagojmë, kritikojmë, nuk jemi njerëz që kërkojmë diçka për vetëveten. Jemi prezent në pozita dikush si zv.ministër, dikush deputet, kryetar komune, sekretar partie, sekretar organizativ, pra jemi në pozicione të rëndësishme brenda partisë. Këtë që bëjmë nuk është se dikë e ka lënë mendja apo e kemi humbur rrugën në oborr, thjeshtë ne jemi duke e ndjerë që ka një tendencë për tjetërsimin e BDI-së. Nga Kush? – Nga Artan Gurbi ”, deklaron Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.
I pyetur se ku dhe si e sheh ai tjetërsimin e BDI-së, Mexhiti tha se si parti kanë dalë nga origjinaliteti me fushata “SRMN” ideator i të cilave është zv.kryeministri i parë Artan Gurbi. Këto lloj fushatash sipas tij tregojnë arrogancë ndaj qytetarit nga i cili kërkohet vota. Pastaj, shton Mexhiti, zyrtarët aktual të BDI-së në ekzekutiv kanë realizuar vetëm dy përqind nga programi i BDI-së nga zgjedhjet e fundit parlametare.
“Kjo Qeveri, flas për ekzekutivin nuk e ka legjitimitetin e sktukturës pasi nuk ka kaluar në Këshillin e Përgjithshëm dhe nuk e ka legjitimitetin e qytetarit. Por edhe përkujdër kësaj, për shkak të antarësimit të vendit në NATO, rrugës evropiane, ne e kemi tejkaluar veten duke iu dhënë shans të përmirësohen”, deklaron Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.
Në vend se të jepet llogaridhënie, Mexhiti tha se organet e partisë janë të ngrira, prandaj edhe debati del jashtë saj. Ai tha se janë të hapur për ndërmjetësim mes grupit që ai drejton dhe liderit Ali Ahmeti. Si ndërmjetësues dhe zëvendë të Gurbit, ai e sheh Fatmir Deharin, kryetar i Komunës së Kërçovës.
“Shembull, ja e përmendi z. Deharin dhe ai do të jetë më i miri”, deklaron Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.
Me Artan Grubin, sipas Mexhiti, BDI ka humbur Pollogun në zgjedhjet e fundit lokale. Ne nuk mund të lejojmë tha ai, që nesër të humbet edhe Shkupi dhe vendbanime tjera ku BDI ka qenë forcë kryesore politike te shqiptarët. Shtoi se me Ali Ahmetin kanë komunikim dhe së fundmi kanë zhvilluar bisedë para dhjetë ditësh.