Ditë e keqe punë për një punonjës sigurimi ka qenë ajo e djeshmja. Kjo për shkak se në një kazino në Shkup, teksa ka qenë duke kryer detyrat e punës si punonjës sigurimi i kazinosë, tre persona brenda objektit janë prëleshur fizikisht mes tyre. Teksa ka hyrë të ndajë e qetësojë, njëri nga ta e ka sulmuar fizikisht edhe vet sigurimin.
“Më datë 02.02.2023 rreth orës 22:00 në SPB Shkup, një punonjës i sigurimit në një kazino në Rrugën e Kaçanikut, ka raportuar se tre persona kanë shkelur rendin dhe qetësinë publike në kazino duke u përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Sipas raportimit, kur punonjësi i sigurimit ka tentuar t’i ndajë, njëri prej personave e ka sulmuar fizikisht atë. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në raportin e SPB-së.