LajmeMaqedoni

“Dimrit të ngrohemi më pak”, Bytyqi tregon si ta kursejmë rrymën

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi në emisionin “Click Plus” theksoi se duhet të pranojmë se jetojmë në krizë ekonomike dhe qytetarët do të duhet të mësohen të jetojnë më ketë. Si shembull, tha se është e nevojshme që të kursejmë edhe ne energji elektrike gjatë muajve të ftohtë të dimrit.

“Nëse jemi mësuar në 24 gradë celsiusë ta mbajmë temperaturën në shtëpi që ta kemi ngrohtë dhe të ecim me bluzë krahë shkurtë, me shumë gjasa do të duhet të mësohemi të jetojmë në 22, sepse çdo gradë do të thotë kursim, ndërsa atë energji elektrike që dikush na e siguron të subvencionuar do të duhet ta kthejmë dhe t’i ndihmojmë ekonomisë”, deklaroi Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër për Çështje Ekonomike.

Shtoi se kriza energjetike sadopak do të rregullohet me ndryshimin e modelit tarifor, duke bërë një mënyrë më të drejtë të tarifimit të energjisë elektrike si për konsumatorët e vegjël ashtu edhe për konsumatorët e mëdhenj në mënyrë që të çlirohet një përqindje e caktuar e energjisë elektrike.

“Nuk e di nëse opinionin publik flitet mjaftueshëm se 17 konsumatorë që janë në tregun e rregulluar përdorin 30% të energjisë elektrike që shitet në atë treg. Prisni, sigurisht se ata nuk janë si ne amvisëri, 17 konsumatorë, 30% të tregut ku çmimi është i rregulluar nga shteti. Do të thotë që këta konsumatorë marrin rrymë nga secila amvisëri, të subvencionuar dhe i bëjnë dëm palës tjetër”, tha Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër për Çështje Ekonomike.

Për rritjen e çmimeve të produkteve bazë ushqimore Bytyqi tha se kjo që po ndodh është përfitim ushtarak. Përmendi edhe shembull ku një market, çmimin e makaronave 500 g, nga 40 denarë e ka rritur në 69 denarë edhe atë 2 minuta pas mesnate, menjëherë kur kanë përfunduar masat anti krizë të Qeverisë.

“Për mua është e papranueshme që në 24 orë kompanitë të rrisin marzhën me më shumë se 20%. Ne i kuptojmë plotësisht të gjitha rregullat e lojës. Në një ekonomi tregu, nuk është shteti ai që përcakton çmimet dhe marzhat. Por përkundër ekonomisë së tregut, në periudhë krize, nëse dikush bën një rritje të caktuar në shpinën e qytetarëve, e quajnë përfitim ushtarak”, pohoi Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër për Çështje Ekonomike.

Bytyqi në “Click plus” shtoi se me shumë gjasa kriza ekonomike do të jetë me ne edhe në fillim të vitit 2023.

Show More

Related Articles

Back to top button