LajmeRajon

Breshër i pazakontë në Lushnjë, dëmtohen kulturat bujqësore

Breshëri i konsiderueshëm që zgjati për më shumë se 40 minuta diten e premte, ka shkaktuar dëmë të konsiderueshme në Njësinë Administrative Hysgjokaj në Lushnjë.

Banorët thanë për gazetarin e Vizion Plus Hilmi Saliaj se një breshër i permasave te tilla nuk ishte pare asnjëherë.

Sipas tyre dëmet jane shkaktuar në mbulesat e serave, agrume dhe ullinj.

Fermeret e dëmtuar thanë se dëmi është teper i madh.

Perballe kësaj situate ata apelojne njezeri per ndihme nga institucionet shtetërore.

I njejti shqetesim ka qene edhe per fermere te tjera ne disa zona te Shqiperise se Mesme.

Stuhia dhe reshjet e dendura te shiut, shpesh ne forme bresheri kane demtuar jo pak kulturat bujqesore.

Show More

Related Articles

Back to top button