LajmeMaqedoni

Gratë e funksionarëve marrin 600 mijë euro për projekte

Organizatat joqeveritare të bashkëshorteve të zëvendëskryeministrit për ekonomi Fatmir Bytyqi dhe drejtorit të agjencisë së inteligjencës Eroll Musliu së bashku me dy organizata të tjera kanë shpërndarë para nga një fond i huaj në shumën mbi 600 mijë euro, akuzon gazetari Goran Momirovski.

Ai thotë se ka dokumente që tregojnë se parat janë nga një fond i huaj që synon të mbështesë luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Por zyrtarët ishin ata që vendosën se cila  organizatë do t’i marrë paratë e huaja.

“Zëvendës- kryeministri Bytyqi ka qenë pjesë e Qeverisë e cila ka vendosur për dokumentet lidhur me këto 618 mijë euro dhe nuk është përjashtuar gjatë vendimmarrjes. Të paktën duhet të hetohet si mundet bashkëshortet e dy nga 20 zyrtarëve në shtet për t’i marrë këto mjete”, tha Goran Momirovski- gazetar.

Alsat kërkoi qëndrim nga zv- kryeministri Bytyqi, por është shprehur se nuk dëshiron të komentojë indikacione që edhe vet gazetari i quan si të tilla.

“Nëse zotëria ka prova për përvetësim të një organizate ndërkombëtare, po e përsëris, një organizate ndërkombëtare, le ti paraqesë. Deri atëherë kjo temë është e mbyllur për mua”, u shpreh Fatmir Bytyqi -Zëvendëskryeministër për Ekonominë.

Qëndrim morëm dhe nga bashkëshortja e drejtorit të Agjencisë së inteligjencës, Afrodita Musliu. Ajo në fakt na dërgoi në OJQ “Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar”, ku ka qenë koordinatorë të projektit. Nga atje deklaruan se informacioni i dhënë nga gazetari ishte i pasaktë.

E gjithë shuma është dakorduar nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, dhe do të shfrytëzojë 60 për qind të mjeteve. Organizatat e theksuara janë partnerë të vegjël. Momirovski për rastin ka njoftuar edhe prokurorinë dhe komisionin kundër e anti korrupsionit./ Alsat.mk/

Show More

Related Articles

Back to top button