LajmeMaqedoni

Osmani: Nisja e negociatave – ”topi” në anën bullgare

“TË PËRFUNDOJË PENGMARRJA E PERSPEKTIVËS EVROPIANE TË BALLKANIT PERËNDIMOR”

Maqedonia e Veriut do ta presë epilogun e zhvillimeve të brendshme politike në Bullgari dhe lëkundjeve të fundit në Qeverinë e Kryeministrit Petkov duke shpresuar në përfundimin e, sic e quan Ministri I Jashtëm Osmani ne intervisten per KlanM, pengmarrjes së perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Bëhet thirrje që çështja e Maqedonisë së Veriut dhe raportet Shkup-Sofje mos të shërbejnë si pretekst apo të keqpërdoren për dinamikat e brendshme politike, raporton KlanMacedonia.

“Ne do të vazhdojmë të jemi konstruktiv në drejtim të gjendjes së një zgjidhje dhe shpresoj se kjo nuk do të ndikon në vazhdimin e pengmarrjes të perspektivës Evropiane të Ballkanit Perendimor. Jemi në kontakt të vazhdueshëm do të presim se çfarë do të ndodh atje në këtë dinamike të brendshme politike për të parë se çfarë qasje do të kemi ne pastaj” – tha Bujar Osmani, ministër i jashtëm

Rreth vetos, Osmani per KlanM tha se “topi” është në anën bullgare, por vendi do të vazhdojë të jetë në kontakt me presidencën franceze.

“Kjo nuk varet më nga ne, gjithmonë ka qenë çështje e vendimit të Bullgarisë për vendosje apo mosvendosje të vetos. Do të varet prej tyre se çfarë do të ndodh më tutje. Sigurisht që me këto dinamika të brendshme do të përcaktojnë edhe përkushtimin e tyre në këtë drejtim, por ne do të vazhdojmë të kontaktojmë me presidencën franceze për të parë çfarë më tutje në këtë drejtim” – tha Osmani.

Ministri Osmani per KlanM, ka theksuar se deklaratat e fundit që vijnë nga Sofja nuk duhet të merren si pikë referimi për cështjen e Maqedonisë së Veriut, për shkak se, sic thotë, skena politike bullgare tashmë është e tronditur dhe nuk do të dëshironte që marrëdhëniet Shkup-Sofje të jenë peng I zhvillimeve të brendshme politike në Bullgari.  /KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button