LajmeMaqedoni

2023-ta, vit i tejkalimit të krizës globale

Është gjithnjë e më e sigurt se viti 2023 do të jetë viti i tejkalimit të krizës globale disavjeçare. Ekonomitë më të fuqishme evropiane filluan të aktivizohen me një ritëm të rritur. Që të përmirësohen gjërat edhe në Maqedoni, duhet reaguar sa më shpejt. Qeveria duhet t’i përkushtohet ekonomisë, të miratojë masa dhe programe që do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Edhe këtë vit, problemet kryesore të kompanive do të jenë shpenzimet e energjisë elektrike. Inflacioni do të ulet, por çmimet e lëndëve të para në industri do të vazhdojnë të jenë të larta. Sfida më serioze për ekonominë këtë vit është se si të gjejë dhe mbajë personel të kualifikuar, të cilët nuk mjaftohen vetëm me pagë të lartë.

Akademiku Taki Fiti thotë se duhet bërë përpjekje për uljen e borxhit të shtetit, sepse nëse ndodh krizë tjetër, Qeveria nuk do të mund të intervenojë dhe ta qetësojë situatën. Prandaj, është e nevojshme të zvogëlohet deficiti buxhetor. Tani është e nevojshme të rriten investimet publike, veçanërisht në energji, por edhe në kapitalin njerëzor. Për rimëkëmbje të plotë, Taki Fiti beson se kompanitë vendase duhet të kenë bashkëpunim më të madh me korporatat e huaja të orientuara drejt eksportit që operojnë në vend.

“Nëse kompanitë ofrojnë cilësi të mirë, të huajt janë shumë të interesuar për bashkëpunim, sepse kjo ua ul shpenzimit e prodhimit”, tha Taki Fiti Akademik.

Në raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar thuhet se viti 2023 nuk do të jetë aq i keq sa ishte paralajmëruar. Rreziqet ekzistojnë ende, por ajo që është e rëndësishme për FMN-në është ajo se ekonomitë evropiane janë treguar mjaft rezistente, kështu që rritjen që e kanë realizuar në tremujorin e tretë të vitit të kaluar është befasuese dhe lë hapësirë për optimizëm shtesë.

“Inflacioni global pritet të bjerë nga 8.8 për qind në vitin 2022, në 6.6 për qind në vitin 2023 dhe 4.3 për qind në vitin 2024. Kushtet globale janë përmirësuar ndërsa presionet e inflacionit kanë filluar të lehtësohen”, thonë nga FMN.

Projeksionet e Qeverisë për rritjen ekonomike për këtë vit janë që ajo të jetë 2.9 për qind. Nga ana tjetër, ekspertët e konsiderojnë nivel të ulët me arsyetimin se në një rrethanë normale pa ndonjë veprimtari serioze, ekonomia në vetvete jep rritje prej tre për qind. Megjithatë, këtë vit gjithçka varet nga lufta në Ukrainë, çfarë pasojash do të sjellë dhe nëse do të fillojë të qetësohet./Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button