LajmeMaqedoni

Transportuesit privat kanë filluar takimin me Arsovskën

Prej ora 9 e mëngjesit Transportursit privat kanë hyrë në zyrat e Qytetit të Shkupit për të takuar kryetaren Danella Arsovska, informon Klan M.

Kjo vjen pasi dje vetë shoferët e konfirmuan takimin.

”E përshëndesim vendimin e kryetares së Qytetit të Shkupit që do të na pranojë të bisedojmë që të zgjedhim problemin, këtë takim e kemi kërkuar që moti gati 1 vit dhe presim që të arrihet deri te zgjidhja e problemit”, tha shoferi Isen Halili.

Disa herë me radhë Arsovska është deklaruar se nuk ka nevojë për transportuesit privat dhe se NPQ po menaxhon mirë transportin publik, por kështu nuk është në terren pasi që qytetarët ankohen çdo ditë për mungesë të autobusëve./KlanMacedonia

Show More

Related Articles

Back to top button