Gjashtëdhjetë e tetë vjeçari M.V., mbrëmjen e djeshme (05 shkurt) në ora 22:30 në SPB Tetovë ka raportuar se të njëjtën ditë në mënyrë të kundërligjshme i është marrë motoçikleta tip “Aprilia” me targa të Gostivarit, të cilën e ka parkuar rreth orës 15:00 në hyrje të pallatit ku banonte në rrugën “Pançe Popovski” në Gostivar.
Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.