LajmeMaqedoni

Pendarovski: Më 4 shkurt e kaluam provimin

Marrëdhëniet maqedono-bullgare janë përkeqësuar së fundmi, tha presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. Ai tha se marrëdhëniet dypalëshe “u qetësuan pas pranimit të kornizës së negociatave në verë”, por, siç shtoi ai, pala tjetër e shfrytëzoi ditëlindjen e Goce Dellçevit për të ngritur tensione të panevojshme.

“Më 4 shkurt, nga ana jonë, si shtet, e kaluam plotësisht provimin dhe treguam se si duhet të sillet një shtet serioz evropian duke respektuar të drejtat e njerëzve për të respektuar revolucionarin e madh maqedonas dhe në të njëjtën kohë për të izoluar të gjithë ata që vijnë me qëllim të keq, për të provokuar e për të shkaktuar trazira”, tha Stevo Pendarovski – president.

Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm bullgar Ivan Demerxhiev nga Sofja tha se marrëdhëniet mund të përmirësohen vetëm përmes dialogut dhe bisedimeve normale politike, jo përmes radikalizimit dhe konfrontimit. Ai tha se ka pasur biseda me shtetas bullgarë që mund të provokojnë dhe shumica e tyre e kanë dëgjuar që të mos udhëtojë në Shkup.

“Nuk kam asnjë provë nga kolegu im nga Maqedonia e Veriut se në kufi ka pasur shtetas bullgarë që janë sjellë në mënyrë radikale. Por po, një problem të tillë mund të ketë kur mbani makina të mbushura me njerëz në kufi pa asnjë arsye, ndërsa ata mund të shohin se në drejtim të kundërt kufiri funksionon. Është normale që të ketë një lloj reagimi dhe ata që kanë vendosur të procesojnë duhet të marrin përgjegjësi dhe të mos ia hedhin fajin qytetarëve”, theksoi Ivan Demerxhiev – Ministër i Punëve të Brendshme të Bullgarisë.

Ministri bullgar tha se sot fillon dhurimi i tre gjeneratorëve të energjisë elektrike, pasi siç i tha Spasovski, shkak për vonesën në kufi janë problemet teknike. Ai paralajmëroi takim edhe këtë javë me Spasovskin në Dellçevë./Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button