LajmeMaqedoni

Maqedonia e Veriut është mobilizuar për të ndihmuar të pësuarit nga tërmeti në Turqi

Tërmetet e fuqishme që njëri pas tjetrit goditën Turqinë mëngjesin e të hënës kanë bërë që zjarrfikës dhe ekipe shpëtimi të disa komunave në vendin tonë urgjentisht të mobilizohen dhe të marrin rrugën drejt shtetit turk për ta ndihmuar të përballet me pasojat që ka lënë kjo katastrofë natyrore.

“Atëherë, sot po përcjellim ekipin e zjarrfikësve, shpëtimtarëve nga Tetova, në ndihmë të popullit turk”, tha Bilall Kasami- Kryetar i Komunës së Tetovës.
9 vetura dhe 38 persona nga Tetova, Gostivari, Strumica, Shkupi, Manastiri dhe komuna të tjera në vend më së voni nesër në mbrëmje pritet të mbërrijnë në zonat e goditura nga tërmetet. Në ekipet e Strumicës dhe Tetovës ka zjarrfikës të cilët u janë nënshtruar trajnimeve të specializuara për shpëtim në Gaziantep, por ankesa më e madhe e tyre është për vjetërsinë e pajisjeve.

“Momentalisht gjendemi në dalje të Greqisë. Jemi 9 vetura dhe 38 persona. Katër jemi nga zjarrfikësit vullnetarë nga Çairi dhe 34 janë prej Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Në mesin e atyre 34 personave ka edhe vullnetarë. Kemi profesionistë nga Tetova, Gostivarit, nga Strumica, gjithashtu Shkup. Ne jemi zjarrfikës që kemi marrë pjesë edhe në Shqipëri para tre viteve, tre vite e gjysme kur ndodhi tërmeti katastrofal. Pritet të arrijmë atje, nesër pasdite ose më së voni nesër në mbrëmje”, theksoi m Artan Demiri- shoqata Vullnetare e Zjarrfikësve “ Bajram Miftari”.

Disa komuna kanë thirrur edhe seanca të jashtëzakonshme të Këshillave Komunal për të diskutuar për ndarje të ndihmës materiale për Turqinë. Komuna e Tetovës, do t’i vijë në ndihmë shtetit turk me 1 milion denarë, Qyteti i Shkupit me 6 milion denarë. Edhe pushteti qendror ka miratuar një sërë vendimesh për dërgimin në Turqi të 24 pjesëtarëve të armatës.

“Vendimi përfshin edhe pajisje të tjera si 10,000 batanije, 200 barela mjekësore dhe ndihmë tjerë shëndetësore. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka nisur për në zonat e goditura 40 persona pjesëtarë të forcave të mbrojtjes dhe shpëtimit, me pajisje të specializuara dhe mjete materialo-teknike për kërkim dhe shpëtim nga rrënojat, gjashtë automjete për transportimin e pajisjeve dhe njerëzve dhe dy automjete zjarrfikëse. Ministria e Financave bazuar në vendimi i qeverisë ka ndalë nga buxheti 6 milionë denarë (100.000 euro). Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të kompetencave të saj, është e obliguar që urgjentisht të përgatisë dhe t’i dorëzojë Qeverisë vendimin për dhënien e ndihmës në formë të personelit mjekësor, pajisjeve mjekësore dhe barnave”, njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Kryqi i Kuq gjithashtu njoftoi për numra vënien në funksion të numrit të telefonit 143 400 ku qytetarë mund të ndihmojnë me 100 denarë duke dërguar sms si dhe donacione mund të bëhen edhe në dy xhirollogari. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button