LajmeMaqedoni

Paga minimale do të jetë 20.500 denarë

Muajin e ardhshëm paga minimale me siguri do të jetë rreth 20.500 denarë në sektorin privat dhe publik dhe ato mjete janë të parapara në buxhetin për vitin 2023. Por, për të pasur barazi, pagat në administratën shtetërore duhet të rriten edhe në mënyrë lineare për 2000 denarë, mjete të cilat janë të parapara në të gjitha institucionet, tha sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Nëse për këtë duhet të miratohet ndonjë zgjidhje ligjore, Bekteshi është i bindur se të gjitha partitë politike do të japin mbështetje.

Sipas tij, Ministria e Financave ka bërë të gjitha përllogaritjet e nevojshme dhe është e gatshme të realizojë rritjen e pagës minimale dhe të pagës së zyrtarëve administrativë.

“Kemi vendosur zgjidhje ligjore për përcaktimin e pagës minimale. Metodologjia është plotësisht në përputhje me sindikatat dhe institucionet. Duke pasur parasysh rritjen e pagës minimale, pres që rritja të jetë mbi 2000 denarë në mënyrë lineare për secilën kategori në administratën shtetërore. Nëse dikush kundërshton rritjen e pagave, mendoj se do të bëjë gabim të madh dhe nëse do të miratohet zgjidhje ligjore, me shumë mundësi do ta mbështesin të gjitha partitë politike. Ne duhet të bëjmë gjithçka që është në mundësinë tonë për të rritur pagat, duke pasur parasysh inflacionin dhe pritjet e qytetarëve, dhe në atë drejtim do të veprojmë si Qeveri”, tha mes tjerash Bekteshi.

Show More

Related Articles

Back to top button