LajmeMaqedoni

Qeveria me vendim për lojërat e fatit: Jo më afër se 500 metra nga shkollat

Qeveria në seancën e sotme ka përcaktuar edhe Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lojërat e Fatit, të propozuar nga Ministria e Financave.

Me vendimin e Qeverisë propozohet që lokalet afariste, lojërat e fatit, të jenë në distancë jo më pak se 500 metra nga shkollat ​​fillore dhe të mesme. Ndërsa ligji ekzistues nuk e përcakton distancën e objektit afarist në të cilin organizohen lojërat e fatit.

Gjithashtu, ndër objektivat e ndryshimeve të propozuara, vihet në dukje nevoja e forcimit të rregullave të nevojshme për dhënien e licencave, si dhe saktësimi se një shoqëri tregtare me një licencë organizon vetëm një lloj loje fati. Po ashtu rriten edhe tarifat për dhënien e licencave të lojërave të fatit.

Show More

Related Articles

Back to top button