LajmeMaqedoni

Vazhdon mungesa e librave të matematikës dhe shkencave shoqërore, telashe për nxënësit dhe mësuesit

Filloristët filluan gjysmëvjetorin pa librin e matematikës dhe shkencave shoqërore. E kjo paraqet telashe për nxënësit dhe mësuesit pasi që mungesa e librave ka penguar përvetsimin e mësimit.

Nxënësit e klasave të dyta ende përballen me mungesa të librave dhe kjo u vështirson atyre të shkruajnë dhe lexojnë.

Drejtorët e shkollave disa ditë me radhë presin që nga Ministria e Arsimit tu sigurohen librat me të cilat përballen, ku mungesa ka edhe në klasat e larta.

Ministri i Arsimit paralajmëroi se do të sigurohen librat e matematikës dhe shoqërisë për klasën e dytë. Nga ana tjetër theksoi se një pjesë e teksteve për arsimin e lartë tha se tekstet do të jenë të siguruara në formë elektronike. /KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button