LajmeMaqedoni

Arrestohet një person nga Kumanova, vodhi sende në vlerë prej 280.000 denarë

Dje në ora 13:40, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria R.R. (26) nga Kumanova.

Ai dyshohet se me datë 26.12.2022 ka marrë disa sende nga prona private në rrugën “Pero Çiço” në vlerë prej rreth 280.000 denarë.

Disa nga sendet u gjetën dhe iu kthyen pronarit, ndërsa R.R. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

Show More

Related Articles

Back to top button