LajmeMaqedoni

Alternativa ende nuk ka propozime konkrete për pozitat e tyre në Qeverinë e RMV-së

“Ende nuk kemi në tavolinë propozim konkret për pozitat tona në qeverinë e ardhshme nëse do të formohej”. Këtë e tha sot ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, në lidhje me ndryshimet eventuale në Qeveri.

Ministri shtoi se nëse ka një zgjerim të mazhorancës, ata ende nuk kanë informacion për pozicionet që ka siguruar Aleanca për Shqiptarët dhe për këtë, siç tha ai, nuk mund të komentojë se cilat janë qëndrimet e tyre.

Ndryshe, në fillim të muajit shkurt, burime nga Aleanca për Shqiptarët (AA) bënë të ditur për AIM se Ministria e Drejtësisë së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë mbetet një nga departamentet që synojnë ta menaxhojnë.

Bisedimet për hyrjen e ASH-së në koalicionin qeveritar janë drejt fundit dhe me shumë gjasa, siç paralajmëroi dje kreu i kësaj partie dhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, do të përfundojnë sot./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button