LajmeMaqedoni

Akuzat bullgare për diskriminim ndaj minoritetit bullgar në Maqedoni ranë në ujë

Pas një diskutimi të gjatë në Strazburg, Komiteti i ministrave të Këshillit të Evropës në seancën e sotme e miratoi rezolutën për minoritetet nacionale në Maqedoninë e Veriut me çka u vërtetua se nuk ekziston asnjë bazë për akuzat e Bullgarisë për ekzistimin e diskriminimit sistematik ndaj minoriteteve në vend.

Duke i refuzuar të gjitha amandamentet e Bullgarisë, Komiteti i ministrave në tërësi e pranoi argumentimin dhe qëndrimet e MPJ-së së Maqedonisë, që në gjuhën diplomatike vlerësohet si një fitore e madhe për diplomacinë maqedonase.

Ajo që ishte e dukshme në periudhën e kaluar ishte qasja agresive e diplomacisë bullgare e cila u vendos në kapacitet të plotë të sigurimit të adaptimit të amandanteve të rezolutës, që paraqet një bazë për aktivitete të mëtutjeshme diplomatike në vendet evropane. Me refuzimin e të gjitha amendamenteve, Bullgaria ka përjetuar një humbje diplomatike, në të cilën u përforcua pozita e Maqedonisë së Veriut, si një shtet me nivel të lartë të mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve të komuniteteve.

Sot, rezoluta e miratua është e përgatitur nga një ekip i ekspertëve të Këshillit të Evropës i cili në periudhën e kaluar ka qëndruar në Maqedoninë e Veriut për ti evalouar qëndrimet e Bullgarisë për ekzistimin e diskriminimit sistematik ndaj minoriteteve.

Show More

Related Articles

Back to top button