GostivarLajme

Gostivari solidarizohet me të prekurit nga tërmeti në Turqi / Sheshi i qytetit është shndërruar në shesh humanitar

Gostivarasit gjithmonë gati për të ndihmuar kur është e nevojshme. Ata e kanë shndërruar sheshin e qytetit në shesh humanitar, duke dhuruar gjësende të ndryshme për ndihmuar të prekurit nga tërmeti katastrofal që preku Turqinë. Gjithçka nisi si një iniciativë e thjeshtë nga disa të rinjë gostivaras mbrëmë, por për pak orë iniciativa filloi të mbështetet thuajse nga i gjithë qyteti me rrethinë. Që mbrëmë qendra e qytetit mbushej vazhdimisht me ushqime, rroba, batanije, ngrohëse, pelena dhe ndihma të tjera. Të rinjtë janë jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen që marrin premtojnë se çdo gjë e dhuruar do të arrijë shpejt në duart e duhura.

“Kemi organizuar fushatë për të ndihmuar Turqinë pas tërmetit. Dua të potencojë se për ushqime të konzrevuara më nuk ka nevojë, pasi kemi grumbulluar mjaftueshëm. Më shumë presim batanije, jorganë dhe jastëk”, deklaroi njëri nga organizatorët.

Iniciativa vazhdoi edhe gjatë ditës së sotme, ku qytetarët pa ndërprerë dërgonin ndihma. Gurmbullohen edhe para. Qytetarët që i anketoi televizioni Globi thonë, ngjarje të tilla fatkeqësie janë një kujtesë se duhet të jesh gjithmonë human dhe solidar.

“Moment shumë i rëndë i cili me fjalë nuk përshkruhet. Zoti të ju dalë në ndihmë! Faleminderit edhe popullatës së Gostivarit për solidaritetin që kanë treguar, dëshmojnë sesa human janë dhe ndodhen pranë vëllezërve të tyre nga Turqia”, deklaron një banor nga Gostivari.

“Shumë moment i vëshirë nga i cili të gjithë duhet të nxjerrim mësim. Apelojë që gjithësecili të ndihmojë me aq sa ka mundësi”, deklaroi një banor tjetër.

Nga sheshi i qytetit, gjësendet e dhuruara dërgohen te palestra sportive “Rinia” në Gostivar, ku pastaj të njejtat selektohen në veshje, këpucë, ushqim dhe gjëra të tjera. Selektoheshin edhe gjërat që ishin për burra, veç për gjininë femërore dhe për fëmijët. Enes Menga, drejtor i palestrës “Rinia” thotë se nga informacionet që marrin nga Turqia, më tepër nevojë ka për batanije dhe pelena për fëmijë. Ai lut qytetarët që të mos dërgojnë gjëra shumë të vjetra që janë gati të papërdorueshme.

“Tërmeti në Republikën e Turqisë ka shkatuar me mijëra viktima, prandaj ne si shtetas të Maqedonisë, gjegjësisht banor të Gostivarit mundohemi të jemi solidar. Filluam mbrëmë përmes një iniciative rinore dhe për pak kohë pritshmëritë tona u tejkaluan. Gjërat e grumbulluara mbrëmë, ne këtu me rreth 100 të rinjë kemi filluar t’i organizojmë. Ushqimet i paketojmë veç, ashtu kemi vepruar edhe me rrobat, ngrohëset, gjësendet për fëmijë, për gratë, pra të gjitha këto i kemi ndarë veç e veç. Pastaj, ato do ti vendosim në kamion dhe prej këtu direkt i dërgojmë për në Turqi. Ndalesa do jetë në pikën grumbulluese në Stamboll, ku pastaj ata përmes ekipeve të tyre do ti shpërndajnë te banorët e goditur nga tërmeti”, deklaron Enes Menga, drejtor i palestrës sportive “Rinia” në Gostivar.

Aksioni do të zgjasë deri sonte në mesnatë, kurse organizatorët apelojnë kush ka mundësi t’u bashkangjitet te palestra sportive “Rinia” për të bërë seleksionimin e gjërave të dhuarara, të cilat nesër në mëngjes pritet të nisen për në Turqi.

Show More

Related Articles

Back to top button