Në qendër të qytetit të Gostivarit është vendosur pika ku qytetarët mund të ndihmojnë deri në mesnatën e sontme.
Organizatorët pasi falenderojnë qytetarët për humanitetin e treguar deri më tani, thonë se më nuk ka nevojë për ushqime dhe veshje dimri sikurse: çizme, xhaketë, çorape, doreza e rroba të tjera.
LISTA E NEVOJAVE URGJENTE TANI PËRFSHINË VETËM:
BATANIJE;
NGROHËSE;
PELENA.
Vendi i grumbullimit mbetet qendra e qytetit, ndërsa aksioni zgjat deri në mesnatë.
Organizatorët apelojnë kush ka mundësi t’u bashkangjitet te palestra sportive “Rinia” për të bërë seleksionimin e gjërave të dhuarara, të cilat nesër në mëngjes pritet të dërgohen për në Turqi.