Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe Komisionin ligjdhënës-juridik
Në rendin e ditës të seancës së 52-të të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhëniet mes bashkësive janë disa iniciativa qytetare, si iniciativa në nivel shtetëror për paraqitjen e propozimit për anëtarësim në ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes propozuesit të autorizuar Petar Bogoevski.
Para anëtarëve të këtij komisioni janë iniciativat qytetare për mbledhjen e 150.000 nënshkrimeve për shpalljen e referendumit në të cilin qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mund të deklarohen “pro” apo “kundër” disa pyetjeve të referendumit, të cilat i referohen miratimit të Ligjit për organizimin sindikal, për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje.
Në rend dite është edhe Iniciativa Qytetare për mbledhjen e 150.000 nënshkrimeve për shpalljen e referendumit në të cilin qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mund të deklarohen “pro” apo “kundër” pyetjes së referendumit “A jeni pro apo kundër miratimit të Ligjit për amnisti për personat e dënuar për ngjarjet e 27 prillit 2017 në Kuvend. Propozues i autorizuar është Lube Petrevski.
Anëtarët e Komisionit ligjdhënës-juridik duhet të mbajnë dy seanca, seancën e 169-të dhe 170-të. Deputetët në seancën e parë duhet të shqyrtojnë Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje sociale dhe Propozim-ligjin për shtesën e të rinjve, të dy me procedurë të shkurtuar, si dhe ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për shoqëritë financiare.
Iniciativat qytetare janë në rend dite edhe në seancën e 170-të të Komisionit ligjdhënës-juridik