GostivarLajme

Të rinjtë e Vrapçishtit mobilizohen për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi

Të rinjtë e Vrapçishtit janë mobilizuar për të mbledhur ndihma të cilat më pas do t’i dërgojnë për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Qese, çanta, valixhe e kuti të mbushura me veshmbathje dhe produkte higjienike, jorganë e batanije ishin gjërat e para që kishin mbëritur te pika grumbulluese e cila ndodhet në fshatin Vrapçisht, pikë kjo e cila vlenë për gjithë banorët në territorin e Komunës së Vrapçishtit. Asaf Emrullai, njëri nga organizatorët e aksionit tha se fushata e tyre mbështetëse është në bashkëpunim me atë që u organizua nga rinia e Gostivarit dhe e njejta do të zgjasë edhe gjatë ditës së nesërme.

“Si rini e Vrapçishtit e fillua aksionin për tërmetin në Turqi dhe i njejti zgjatë dy ditë, sot edhe nesër. Ftoj të gjithë banorët nga Komuna e Vrapçishtit me aq sa kanë mundësi, të ndihmojnë. Ne do të jemi gjatë gjithë kohës këtu te ky lokal derisa të jetë e nevojshme”, deklaron Asaf Emrullai, organizator.

Emrullai thekson se nuk do të pranohen tesha dhe gjësende të tjera të vjetra, pasi të njejtat nuk i pranon as shteti turk. Sqaron se më tepër nevojë ka për batanije dhe për pelena dhe tesha për fëmijë.

“Më tepër ka nevojë për pelena për fëmijë, batanije dhe tesha për fëmijët e vegjël”, deklaron më tej Asaf Emrullai, organizator.

Emrullai tha se pranojnë edhe mjete monetare, ndërsa çdokush që dëshiron të ndihmojë, pikën e grumbullimit e gjejnë në qendër të fshatit Vrapçisht, përballë “Blue Caffe”.

Ndryshe, pas mbarimit të aksionit, gjësendet e dhuruara do të klasifikohen dhe do të dërgohen te organizatorët në Gostivar, të cilët pastaj ndihmat do t’i nisin për në Turqi.

Show More

Related Articles

Back to top button