Mbrëmë (08-shkurt) rreth orës 21:00, në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar, zyrtarë policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar 42-vjeçarin A.I. nga Gostivari.
“Ai është denoncuar më parë nga një 52-vjeçare nga Gostivari se në objektin komercial në këtë rrugë, ku ajo punonte, i ka kërkuar para dhe e ka kërcënuar me një send të mprehtë”, njofton policia.
42 vjeçari është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.