GostivarLajme

Policia: Këmbësorët e Gostivarit nuk i respektojnë sa duhet rregullat e lëvizjes në trafik

 Ditën e djeshme nga ora 08:00 deri në ora 12:00 në rajonin Tetovë-Gostivar, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë kryer kontroll ndaj këmbësorëve, në të cilat janë konstatuar dhe sanksionuar gjithsej 29 kundërvajtje (TE-14 dhe GV-15).

 “Numri më i madh i shkeljeve kanë të bëjnë me kalimin e rrugëve jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë. Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresa dhe ftesa adekuate për të marrë pjesë në të ashtuquajturin udhëzim trafiku, si dhe është sanksionuar edhe 1 (TE) lloj tjetër i kundërvajtjes në komunikacion”, qendron në njoftimin e SPB-Tetovë.

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë këshillon dhe paralajmëron këmbësorët që të kenë sa më shumë kujdes kur dhe ku kalojnë rrugët dhe si të lëvizin në rrugët ku nuk ka trotuare të formësuara.

“Gjithashtu apelohet që të respektojnë sinjalistikën ekzistuese dhe sinjalistikën e trafikut dhe veçanërisht të mos lejojnë fëmijët e mitur në komunikacion pa mbikëqyrje. Kjo, aq më tepër që vitin e kaluar pothuajse gjysma e viktimave në aksidente trafiku në zonën e gjerë të Tetovës ishin këmbësorë”, thuhet në apelin e SPB-Tetovë.

Nga ana tjetër apelohet drejtuesve të mjeteve që t’u japin gjithmonë përparësi, pra të lënë të kalojnë këmbësorët, veçanërisht pranë shkollave, kopshteve dhe para institucioneve të tjera publike, përballë dhe në të cilat për çdo ditë ndjeshëm ka rritje të frekuencës së automjeteve dhe këmbësorëve.

Show More

Related Articles

Back to top button