GostivarLajme

Dialog social në Gostivar, rritet interesimi për shkollat profesionale

Sektori për arsim pranë Komunës së Gostivarit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, kanë organizuar dialogun social me moton “Mëso me mençuri, puno profesionalisht“, që për qëllim ka rritjen e numrit të paraleleve për mësim dual, nxënësve në shkollat e mesme profesionale dhe inkuadrimin e kuadrove profesionale në kompanitë e Gostivarit. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari bëri të ditur se mësimi dual zhvillohet në tre shkolla nga viti 2019 – të dhe tendenca është që tregut të punës t’i oforhet kuadër i trajnuar.

“Edukimi dual në Komunën e Gostivarit u promovua në vitin shkollor 2019/20 dhe ky është viti i tretë që zhvillohet dhe dhe është një situatë që në fillim mua më dukeshte shumë utopike, por është një situatë që krijoji moment “vin-vin” edhe për biznismenët të cilët kanë mungesë të kuadrit, por edhe për shkollat për t’i shfrytëzuar nxënësit që shkathtësitë e tyre që i mësojnë nëpër shkolla të munden t’i ushtrojnë nëpër organizata dhe kompani të caktuara dhe nëpër ordinanca. Komuna e Gostivarit ka tre shkolla të mesme profesionale: ekonomike, mjekësia dhe teknike të cilat mund të prodhojnë kuadër i cili mund të jetë i dobishëm për kompanitë pasi gjithnjë e më shumë shohim se ka mungesë të punëtorëve dhe uroj që ata nxënës që sot kryejnë pjesën praktike nëpër kompanitë tona, në të ardhmen të jenë edhe punëtorë të rregullt aty”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Përgjegjësja për arsim pranë Komunës së Gostivarit, Aslian Snopçe theksoi se punohet në drejtim që shkollat profesionale të rrisin paralelet dhe numrin e drejtimeve nga ku do të del kuadër që i nevojitet tregut të punës. Ajo premtoi se nga ky vit drejtimi i farmacisë në shkollën e mjekësisë kyçet në mësim dual dhe do të krijohet drejtim i ri shkollor pranë shkollës ekonomike. Se cili do të jetë drejtimi, do të vendoset së bashku me kompanitë e Gostivarit.

“Mund të mburime se shkolla e mjekësisë është lideri me bursat ku të gjithë nxënësit e viteve të para, këtë vit kanë arritur që të fitojnë bursa. Bursat do të shpërndahen, sipas informacioneve që kemi, prej muajit mars dhe për ne kjo është mburje pasi jemi komuna e parë mbi çështjen e bursave. Ne kemi aplikuar në kohë dhe prandaj kemi arritur të fitojmë bursa. Edhe shkolla teknike ka gjithashtu numër të madh nxënësish që fitojnë bursa; dhe tash e presim shkollën e tretë, ekonomike, ku ende nuk kemi arritur ta realizojmë mësimin dual, por prej këtij viti presim edhe atje të ketë mësim dual dhe njëkohësisht të kemi një drejtim të ri që ne e kemi parë të arsyeshëm dhe ka nevojë tregu i punës. Për këtë kemi komunikuar me shkollën, përfaqësues të kompanive dhe sot me pyetësorët që keni para jush pasi ta plotësoni, do vendosim se çfarë më shumë i nevojitet Komunës së Gostivarit, tregut të punës dhe ato drejtime do t’i kërkojmë nga MASH”, deklaroi Aslian Snoipëe, përgjegjëse e Sektorit për arsim pranë Komunës së Gostivarit.

Në punëtori morën pjesë shkollat ku zhvillohet mësimi dual, kompanitë e përfshira, nxënës dhe përfaqësues të MASH-it.

Ndryshe, fushata e dialogut social “Mëso me mençuri, puno profesionalisht” është mbështetur nga Ambasada e Zvicrës në RMV dhe odat ekonomike në vend.

Show More

Related Articles

Back to top button