LajmeRajon

Mbi 1100 policë në bulevard për protestën e PD-së, kamera në çdo cep

Nesër në orën 12:00 opozita do të zhvillojë protestën e njoftuar kundër qeverisë Rama pas skandalit të dosjes “McGonigal”. Policia ka hartuar planin e masave. Në terren do të jenë mbi 100 policë, mes tyre edhe Garda për ruajtjen e institucioneve.

Një kordon me efektivë policie dot ë vendoset para Kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj dhe përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, gjithashtu edhe kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar protestuesit nëse do të ketë incidente.

Si pasojë e tubimit do të bllokohen disa rrugë. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Show More

Related Articles

Back to top button