LajmeMaqedoni

Puna e shtetit nuk është tërheqëse për të rinjtë

Sado që qeveria përpiqet të rrit pagat për të punësuarit në administratën shtetërore, puna e shtetit nuk është më tërheqëse për të rinjtë. Sindikalistët thonë se në disa resorë më shumë se gjysma e të punësuarëve janë mbi 50 vjet. Megjithëse shteti vazhdon të mbetët punëdhënësi më i madh në Maqedoninë e Veriut, nga Sindikata e SPOGJ-it thonë se sektori privat tërheqë të rinjtë, të cilët e shohin ardhmërinë për avancim.

“Sipas të dhënave që kemi nxjerr nga katalogu i Ministrisë së Administratës shohim se mbi 55% ose më tepër e të punësuarëve në sektorët që ne i përfaqësojmë, drejtoritë, gjyqësorin, janë mbi 50 vjet. Të rinjtë i ikin këtyre vendeve të punës në administratë dhe gjyqësor, më së tepërmi për shkak të pagave të ulëta dhe kushteve të punës, për fat të keq. Ka të rinj që angazhohen në vetëqeverisje lokale, agjenci, fonde”, tha Tërpe Deanoski, Sindikata e SPOGJ-it.

Nga Agjencia kombëtare për programet e arsimit evropian thonë se, braktisja e kuadrit të kualifikuar jashtë shtetit po përpiqet të ndalet me fonde të huaja.

“Për të qenë më afër të rinjve siç është ideja e projektit, Agjencia kombëtare ju qëndron në dispozicion për të gjitha çështje. Urojmë që përmes këtij projekti ne do të promovojmë shoqëritë civile por edhe shkollat e fakultetet se kanë mundësi të financohen direkt nga Agjencia Qendrore nga Brukseli”, deklaroi Marko Gjeorgjievski, Drejtor i Agjencia Kombëtare për Programet e Arsimit Evropian.

Në konferencën e sindikalistëve morën pjesë edhe përfaqësues nga rajoni. Shumë prej tyre thanë se të njëjtat probleme janë në gjithë Ballkanin Perëndimor. Ata thonë se edhe kushtet e punës janë të rëndësishme.

“Numër i madh i hulumtimeve që kemi bërë ne tregojnë se bota e të rinjve priret nga kushtet e punës. Shumë prej tyre do të zgjidhnin edhe pagë më të ulët nëse vendet e tyre të punës janë të sigurta, të drejtat e tyre do të respektohen dhe do të mund të avancoheshin në punë dhe të rrisin autoritetin e tyre”, tha Aleksandra Knezheviq, Qendra për zhvillim të rinjve në Serbi.

Nga paga e marsit me rritjen e pagës minimale, në mënyrë automatike do të ketë rritje lineare për rreth 20 mijë të punësuar të shtetit në administratën shtetërore. Ligjërisht, kjo rritje prej 2,500 denarëve duhet të ndiqet edhe nga institucionet e tjera shtetërore me harmonizimin me pagat tjera. Duke marrë për bazë pagën minimale, sipas ligjit përkatës brenda 6 muajve rritje pritet dhe në sektorin privat./Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button