LajmeMaqedoni

12.5 milion euro janë ndarë këtë vit për projekte në fushën e kulturës nga ana e Ministrisë së Kulturës

12.5 milion euro janë ndarë këtë vit për projekte në fushën e kulturës nga ana e Ministrisë së Kulturës, që është 5 milion euro më pak se vitin e kaluar. Ministrja Stojçevska tha se gjatë përzgjedhjes së projekteve janë marrë parasysh cilësia, interesi publik, përkrahja e të rinjve si dhe aspekti i barazisë gjinore. Ajo shtoi se komisioni përkatës ka pasur parasysh se viti 2023 është vit i disa jubileve dhe përvjetorëve të rëndësishëm, si dhe i përmendi disa nga ato.

“Viti 2023 është vit i disa jubileve përvjetorëve të rëndësishme, komisionet këtë fakt e kanë pasur parasysh. Duke përkrahur këto projekte, 60 vjetori i tërmetit katastrofal në Shkup, viti i Aco Shopov, 120 vjet nga kryengritja e ilindenit, 120 vite nga publikimi i librit për punët maqedonase nga Kërste Petkov Misirkov dhe 70 vite nga themelimi i Institutit për gjuhën maqedonase. Gjithashtu, përkrahje morën edhe jubiletë, 115 vjet nga lindja e Kosta Racin, 120 vjet nga lindja e artistit Nikolla Martinovski si dhe 75 vjet në skenë të AKV Emin Duraku dhe “Jeni Jol”, tha Bisera Kostadinovska Stojçevska – ministre e Kulturës./Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button