LajmeMaqedoni

Saiti: Presim të grumbullojmë deri në një milion euro për të prekurit nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Deri më tani, përmes linjave telefonike të donatorëve dhe nga Fondi Solidarit i Kryqit të Kuq të RMV-së janë mbledhur më shumë se 17 milionë denarë ose rreth 260 mijë euro.

Këtë informacion e bërit të ditur Sekterati i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti në emisionin “Politica” në televizionin Globi.

“Qytetarët tregojnë solidaritet të madh, në linjat telefonike në numrin 143 400 nga qytetarët dhe në Fondin solidar të Kryqit të Kuq, deri në këto momenete janë dnuar rreth 17 milionë denarë”, tha Saiti.

Ai tha me kontratat që janë lidhur e pagesa duhet të bëhet ditët në vijim, shuma do arrijë në 25 milionë denarë, ndërsa deri në mbyllje të aksionit pret shuma të shkojë deri në një milion euro.

Saiti tha se aksioni do të zgjasë 15 ditë. Në pesë ditët e para, gjegjësisht deri sot, përmes thirrjeve telefonike kanë donuar nga 100 denarë 70 mijë banorë të RMV-së, apo 7 milionë denarë, kurse shuma tjetër prej 10 milionë është grumbulluar përmes Fondit solidar.

Organizata humanitare kujton se të interesuarit mund të donojnë në:

Llogaria e Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV: 300000001327966, numri tatimor: 4030984271620 AD Banka Komerciale me shënim: ndihmë për popullatën në Turqi dhe Siri.

100 denarë mund të dhuroni duke telefonuar në numrat e telefonit 143 400 në Telekomin e Maqedonisë dhe A1.

Për donacionet e fondeve në valutë:

EMRI I ORGANIZATËS: KRYQI I KUQ I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË qSË VERIUT

EMRI I BANKËS: KOMERCIJALNA BANKA AD SHKUP

ADRESA E BANKËS: UL. ORCE NIKOLOV NR. 3, 1000 SHKUP, MAQEDONI

LLOGARIA BANKARE: 300000000000133 25730522-11

KODI SWIFT: KOBSMK2X

KODI IBAN: MK07300701000001228

Show More

Related Articles

Back to top button