LajmeMaqedoni

Propozimi për shumicën e re parlamentare, para deputetëve

Në rendin e ditës të seancës së 104-të të Kuvendit sot është propozimi për rikonstruimi i Qeverisë, kabineti i së cilës zgjerohet me kuadër nga Aleanca për Shqiptarët, ndërsa zvogëlohet me ata të Alternativës.

Në seancën e caktuar për në orën 15:00 pasdite do të debatohet dhe vendoset për zgjedhjen e katër ministrave të rinj dhe pesë zëvendësministrave, pas vendimit për hyrjen e ASH-së në shumicën qeveritare.

Në prag të seancës së sotme, Alternativa shpalli vendimin e Kryesisë Qendrore se do të veprojë si opozitë, ndërsa më herët të premten kryeministri dhe lider i LSDM-së Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i ASH-së Arben Taravari përfunduan negociatat për bashkëpunim.

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi dje pas seancës së Kuvendit Qendror ka njoftuar se tre deputetët e kësaj partie do të veprojnë si opozitë, zyrtarët e tyre do të tërhiqen nga pozitat e tyre, por nëse ka ndryshime kushtetuese do të votojnë “pro”.

Me propozimin për shumicën e r të Qeverisë, tre ministrat e Alternativës, për Shëndetësinë, për Shoqërinë Informatike dhe Administratë dhe për diasporën duhet të shkarkohen dhe të zëvendësohen me kuadër të Aleancës për Shqiptarët. Njëkohësisht duhet të konstatohen edhe dorëheqjet e ministrave të Drejtësisë Nikolla Tupançevski nga LSDM dhe për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, Naser Nuredini nga BDI.

Show More

Related Articles

Back to top button