Në kuadër të procesit të riorganizimit të Forumit të Gruas së Lëvizjes BESA, sot në Kërçovë u mbajt Konventa Themeluese e Forumit të Gruas së Lëvizjes BESA- rajoni i Kërçovës. Në mesin e 130 delegateve dhe 33 kuvendareve, dr. Valbona Adili Emini u zgjodh për kryetare e Forumit.
Në mesin e të pranishmëve, pjesëmarrës ishte edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, nënkryetarët Besa Kadriu dhe Fatmir Limani, si dhe kryetarja e Forumit të Gruas- rajoni i Tetovës, dr. Kaltrina Beqiri.