LajmeMaqedoni

Policia në “gjah” të vozitësve të shpejtë në Pollog

Zyrtarët policorë të SPB-Tetovë dje (12-shkurt) nga ora 15:00 deri në ora 20:00 kanë kryer aksion kontrollues mbi shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet në zonën e gjerë Tetovë-Gostivar. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 35 drejtues mjetesh (TE-15 dhe GV-20) të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit, nga të cilët 5 (TE-2 dhe GV-3) me më shumë se 70 kilometra në orë, 9 ( TE-3 dhe GV-6) deri në 70 kilometra në orë e kështu me radhë.

Krahas këtyre, në vendbanim janë sanksionuar 44 shkelje të shpejtësisë (TE) si dhe 4 lloje të tjera të kundërvajtjeve të qarkullimit rrugor (TE-3 dhe GV-1) si dhe masa të tjera mbrojtëse, veçanërisht për ato që tejkalojnë më shumë se 30 ose 50 kilometra në orë, brenda ose jashtë vendbanimit.

Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë vazhdon me këto kontrolle dhe aktivitete të ngjashme dhe apelon drejtuesit e mjeteve që të rregullojnë shpejtësinë e lëvizjes së tyre sipas kushteve të rrugës, veçanërisht në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup dhe në rrugën kryesore Gostivar-Kërçovë, por edhe në përgjithësi. Gjithashtu kërkohet që në tërësi të respektohen shenjat ekzistuese të komunikacionit dhe sinjalistika që kufizon shpejtësinë në vende të veçanta, gjë që do të kontribuojënë drejtpërdrejt në sigurinë e përgjithshme të rrugëve në rajonin e Pollogut.

Show More

Related Articles

Back to top button