LajmeMaqedoni

Nuk ndihej mirë, 60-vjeçari humb kontrollin e veturës dhe vdes në aksident në rrugën Tetovë-Jazhincë

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë bëjnë të ditur se në orët e para të ditës së sotme ka ndërruar jetë një person në një aksident trafiku në rrugën Tetovë-Jazhincë, përcjell TV21. Bashkëshortja e viktimës ka bërë të ditur se i ndjeri paraprakisht nuk ndjehej mirë, pas çka kishte humbur kontrollin e veturës.

“Sot (13.02.2023) në ora 05:55 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, afër fshatit Sllatinë, vetura “daevu” me shenja regjistrimi të Tetovës, të cilën e ka drejtuar personi T.D. (60) nga fshati Tearcë ka dalë nga rruga. Mjeku nga Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen e shoferit dhe në një bisedë zyrtare bashkëshortja e shoferit ka deklaruar se para aksidentit T.D. është ndjerë keq, pas së cilës ka humbur kontrollin ndaj automjetit. Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes nga ekipi inspektues nga SPB Tetovë”, thonë nga SPB-Tetovë.

Show More

Related Articles

Back to top button