LajmeRajon

Sanksione ndaj Rusisë dhe njohja e Kosovës, porositë e qarta të Scholz për Vuçiqin ende pa nisur vizitën në Serbi

Njohja e Kosovës nga Serbia në fund të një marrëveshje mes dy shteteve, Procesi i Berlinit si prioritet dhe mbështetja për liberalizimin e vizave për Kosovën ishin disa prej mesazheve kryesore të Kancelarit gjerman Olaf Scholz gjatë vizitës së tij në Prishtinë, e para në Ballkanin Perëndimor.

Scholz tha se është shumë e rëndësishme për Kosovën që të vazhdojë dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja.

Ai e bëri të qartë se Serbia duhet ta njohë Kosovën sepse, siç tha Schoz është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra tjetrën të jenë në BE, shkruan Reporteri.net.

“Gëzohem që po vizitoj Kosovën si vendin e parë në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi biseduar për perspektivën evropiane të Kosovës dhe liberalizimin e vizave si dhe për pozicionimin e Kosovës karshi luftës në Ukrainë. Me rëndësi për Kosovën është që dialogu i ndërmjetësuar nga BE të shkojë përpara. Lajçak e ka mbështetjen tonë të plotë. Dialogu është vendi që i hapë Kosovës rrugën drejt perspektivës evropiane. Marrëveshja në fund duhet të zgjidhë edhe çështjen e njohjes së Kosovës sepse është e paimagjinueshme që dy vende që se njohin njëri tjetrin të jenë në BE.

I pyetur për mosvënien e sanksioneve nga ana e Serbisë, ndaj Rusisë, Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se kushdo që dëshiron të bëhet anëtare, duhet të shkojë në harmoni me vendimet e BE-së.

“Kush bëhet anëtarë i BE-së duhet ta pranojë të gjithë regjimin që vjen bashkë me të. Po flas për rregullat e përbashkëta të cilat i kemi zhvilluar. Duhet ta pranojë legjislacionin, demokracinë, hapjen, transparencën, dhe këtu bën pjesë politika e përbashkët ndaj vendeve tjera, dhe po ashtu regjimi i sanksioneve që e ka vendosur BE ndaj Rusisë, dhe kjo duhet të pranohet nga një vend që synon anëtarësimin në BE”, u shpreh Scholz.

Pas vizitës në Kosovë, Scholz sot pritet të udhëtojë drejt Beogradit ku do të takohet me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk