Në periudhën prej 19.10.2022 deri më 09.02.2023 janë raportuar gjithsej 34 raportime për mjete shpërthyese të vendosura në 469 lokacione, pjesa më e madhe në shkolla dhe një pjesë në institucione shtetërore dhe qendra tregtare, tha MPB-ja për CIVIL Media. .
Kërcënimi i parë i rremë për bombë ka qenë më 19 tetor 2022 në autobusët e JSP-së dhe autori është arrestuar menjëherë.
Siç informojnë nga MPB-ja, i dyshuari ka kërcënuar se bomba do të shpërthejë gjatë protestës së punonjësve të JSP-së për shkak të pagave të papaguara për muajin shtator.