Drejtori i spitalit Dr.Ylber Ademi ju përgjigj i pari aksionit (iniciativës) për dhurimin e gjakut.
Dhurimi i gjakut nuk njeh kufijë e as ndasi, të cfarë do lloj qofshin ato, por vetëm se është më se e nevojshme dhënja e gjakut që të kthen gëzimin, lumturinë dhe jetën atyre që kan nevojë sot për GJAKUN tuaj, kjo ishte arsyja që sot drejtori i spitalit vendosi që si njeriu i parë i këtij institucioni sot të dhurojë gjak dhe të jetë edhe senzibilizues (motivues) për të tjerët që sa ma shumë ti përgjigjen iniciativës dhe të shpëtohen sa ma shumë jetë.
Dhurimi i gjakut, përveçse është i rëndësishëm për kë e merr, është edhe një mënyrë e provuar efikase për shëndetin e dhuruesit, përveç se përfiton dhe realizimin falas të analizave të gjakut.
Dhurimi i gjakut është një akt vullnetar, pa shpërblim. Gjaku nuk mund të prodhohet në laborator, prandaj burimi i vetëm është dhurimi i tij. Nisur nga rëndësia e këtij fakti, dhurimi vullnetar i gjakut është kthyer në një traditë të përvitshme bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të ndryshme dhe njerëzve human që nga trupi i tyre dhurojnë gjakun e tyre për të shpëtuar jetë. Shpresojmë që kësaj iniciative që është ndërmarë sot, të gjith ne do ti përgjigjemi pozitivisht që sa ma shumë tu ndihmoet atyre që sot më së tepërmi se çdoherë kanë nevojë për gjakun tonë.
Drejtori i spitalit falemenderon të gjithë të punsuarit e repartit të Transfuziologjisë në veçanti Dr.Muamet Ibraimi që për çdo ditë po bëjnë maksimumin e tyre duke senzibilizuar qytetarët e vendit tonë që sa ma shumë të dhurojnë gjak.