LajmeMaqedoni

Bekteshi: Përmes аnketimit qytetarët do të përcaktojnë se si do të krijohen masat e radhës

Masat dhe aktivitetet e ndërmarra nga Ministria e Ekonomisë për të mbështetur amvisëritë dhe kompanitë për përballimin e krizës energjetike dhe ekonomike dhe përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, ishin temë e bisedës në takimin e sotëm të punës të ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi me përfaqësues të Instituti Demokratik Nacional (NDI).

Na takim, në të cilin morën pjesë drejtori i lartë rezident i NDI-së, Robert Skot Hejzlet dhe zyrtari i programit, Naser Bislmi, u dakordësua që në periudhën e ardhshme me mbështetjen e NDI-së të realizohet një anketë dhe hulumtim në nivel nacional për nevojat dhe pritjet e qytetarëve dhe konsumatorëve për situatën ekonomike në Maqedoninë e Veriut, në radhë të parë për inflacionin, rritjen e çmimeve dhe koston e jetesës

Rezultatet e analizës së kryer më pas do të përdoren nga Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria për të krijuar një pako të re masash për qytetarët.

“Ministria e Ekonomisë do të dëgjojë gjithmonë zërin e qytetarëve dhe sipas rezultateve të analizave dhe opinionit të qytetarëve do të hartohen masat mbështetëse që do të miratohen pas 30 prillit të këtij viti”, ka thënë Bekteshi në takim.

Show More

Related Articles

Back to top button