Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka mirëpritur vendimin e Gjykatës së Strasburgut, me të cilën, bie poshtë abolimi i ishte presidentit Gjorge Ivanov. Nga Qeveria thonë se ankesat e parashtruesve janë shpallur të papranueshme në tërësi, duke përfshirë edhe pjesën për faljet e pretenduara.
“Argumentet e Qeverisë lidhur me papranueshmërinë e kërkesave janë respektuar plotësisht nga GJEDNJ. Ndryshe nga pretendimet e kërkuesve, GJEDNJ nuk konstaton shkelje të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KEDNJ). Vendimi i marrë sot nga GJEDNJ i referohet 6 rasteve të cilat e paditën Republikën e Maqedonisë së Veriut në Gjykatën e Strasburgut me pretendime për shkelje të KEDNJ sipas nenit 5 dhe nenit 6. Me vendimin, Gjykata konsideron se ankesat e parashtruesve janë të papranueshme në parim për shkak të mos-shterjes së mjeteve juridike vendore”, kanë thënë nga Qeveria.