LajmeRajon

Forcës së Sigurisë së Kosovës të enjten iu shtuan edhe 31 oficerë të rinj, shkruan Gazeta Infokus.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u shpreh krenar me FSK-në dhe me atë që pjesëtarët e saj përfaqësojnë.

“Kjo ndjenjë krenarie s’ka dyshim se është rrjedhojë e një pune të madhe ekipore, investimit ministror në trajnimin e shkollimin e ushtarakëve dhe furnizimin me armatime, mirëpo më shumë se kaq investimin e juaj shpirtëror, gatishmërinë tuaj për t’i përkushtuar jetën atdheut, gatishmërinë për të siguruar jetën e qytetarëve tanë dhe të ardhmen e fëmijëve, ngase armët, tanket nuk janë asgjë nëse nuk ka një shpirt e zemër të fortë, një karakter të qëndrueshëm e vetmohues që i drejton”, ka thënë Mehaj.

Mehaj gjithashtu, u uroi diplomimin oficerëve duke ju thënë se e kanë 1 mijë për qind përkrahjen e tij.

“Luftojmë vetëm për paqen, ashtu siç të parët tanë, komandanti legjendar Adem Jashari, dëshmorët dhe veprimtarët e kombit bën para nesh.

Jemi shtet i vogël por me zemër të madhe!”, ka thënë Mehaj.

Show More

Related Articles

Back to top button