GostivarLajme

16 mijë të punësuar dhe 11 mijë pensionistë / Gostivarasit preferojnë sektorin publik

Rreth 16 mijë banorë të Gostivarit janë në marrëdhënie pune sipas evidencave të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor. Nga këto të punësuar, rreth 4000 persona çdo muaj kanë probleme me pagat dhe pagesat e kontributeve dhe më shpesh këto pengesa dalin me ato punonjës në sektorin privat. Pjesa më e madhe e të punësuarve nga Gostivari, punojnë në arsim ose administratë. Ekrem Iseini, kryeshefi i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor në Gostivar, thekson se numri i të punësuarve në sektorin privat është më i ulët se te ai publik.

“Dominantë janë arsimi dhe administrata, pastaj vijnë bujqit, zjetarët. Tash për tash ka qenë më pak e theksuar, por vitet e fundit , respektivisht nga vitet e 90 – ta e këndej me shkatërrimin e ish Jugosllavisë, njerëzit kanë hapur zejet e veta, firmat e veta dhe janë bërë obligues tatimor. Edhe pe numri i punëtorëve të sektorit privat është rritur, përsëri dominojnë puntorët e arsimit dhe administratës, pastaj punëtorët në polici, gjykatë, prokurori”, deklaron Ekrem Iseini, kryeshefi i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor në Gostivar.

Ndërkohë, sa u takon pensionistëve numri i tyre në Gostivar është rreth 11 mijë persona. Iseini thotë se 40 për qind e pensionistëve kanë pensione të ulta. Edhe te pensionistët, pjesa më e madhe e tyre kanë qenë të punësuar në sektorin publik. Pensione më të larta marrin ata që kanë punuar në prokurori, gjykatë apo elektranat e vendit.

“Sa më e lartë rroga neto normalisht edhe ajo bruto, ato kanë kontribute më tepër, pra në thesarin e tyre personal hyjnë më tepër ata që kanë rrogë më të madhe. Tash mos i përcaktjmë rrogat e prokurorëve, gjykatësve, ELEM-it, MEPSO e policia ku i kanë rrogat më të larta, mbi një rrogë mesatare në vendin tonë. Në këto raste pensionet janë më të larta, por me numër janë më të vogël. Në Gostivar aty hyjnë siç thash prokurorët, gjykatësit, ELEMI, MEPSO, DAP, policia, pra ato i kanë pensionet mbi mesataren”, deklaron Ekrem Iseini, kryeshefi i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor në Gostivar.

Paga më e lartë mujore që e merr një qytetar i Gostivarit është 130 mijë denarë, ndërsa paga më e lartë mujore që e merr një pensionist është 61 mijë denarë. Në mesin e pensionistëve që kanë maksimumin e pensionit në nivel shteti ka edhe një qytetar nga Gostivari.

Show More

Related Articles

Back to top button