GostivarLajme

Të rinjtë e Gostivarit grumbullojnë 19.464 euro për të prekurit nga tërmeti në Turqi

Të rinjtë e Gostivarit të cilët organizuan aksionin “Fushatë për të ndihmuar Turqinë”, pasi kjo e fundit u godit nga tërmeti, për gjashtë ditë kanë grumbulluar 19.464 euro. Sadam Husein, njëri nga organizatorët e këtij aksioni bëri të ditur se paratë tanimë janë dërguar në Turqi. Ai ka falenderuar çdo banorë gostivaras që ka kontribuar me aq sa ka pasur mundësi.

“Gjatë fushatës, u prekëm thellë nga mbështetja morale dhe materiale e vëllezërve tanë shqiptarë, maqedonas dhe romë, si dhe ndjeshmëria dhe vendosmëria e vëllezërve tanë të rinj (shkolla fillore, shkolla e mesme) nga Gostivari dhe ky fakt na forcoi solidaritetin tonë. Gjejmë rastin të falënderojmë miqtë tanë shqiptarë, maqedonas dhe romë për solidaritetin e tyre. Njerëzit tanë në kutinë e dhurimit dhuruan 19.464 € (1,200,824denarë). Ndihma e lartpërmendur në para është depozituar nga Shoqata e Solidaritetit dhe Zhvillimit të Turqve të Gostivarit përmes Halk Bank në llogaritë e AFAD. Ndihma jonë do të vazhdojë edhe më tej. Faleminderit secilit prej jush për ndihmën e deritanishme. Shërohu shpejt atdheu ynë Turqi. Dhimbja juaj është dhimbja jonë”, tha Sadam Husein, organizator.

Aksioni i të rinjëve turq nga Gostivari filloi një ditë pas tërmetit në Turqi. Pos parave u grumbulluan edhe veshje, batanije, produkte higjienike dhe gjësende për fëmijë.

“Pjesa e parë e fushatës, e cila filloi më 7 shkurt, vazhdoi deri më 12 shkurt dhe u mblodhën dy kamionë me këto donacione: Batanije, – Çizme dimërore, – Pallto dimërore për femra, – Materiale higjienike, – Veshje dimërore për fëmijë – Produkte ushqimore. Ndihma materiale iu dorëzua Guvernatorit të Qarkut Ipsala dhe Departamentit të Policisë Ipsala nga anëtarët e shoqatës sonë dhe u vendos në magazinë AFAD nën mbikëqyrjen e autoriteteve”, shtoi më tej Sadam Husein, organizator.

Fushata e tyre modeste dhe me burime të kufizuara si grup të rinjsh nga Gostivari më 7 shkurt pas tërmetit, u rrit dita ditës si rezultat i ndjeshmërisë dhe solidaritetit të popullit tonë dhe vazhdoi në mënyrë të koordinuar me institucionet shtetërore përkatëse të Turqisë.

Show More

Related Articles

Back to top button