LajmeMaqedoni

ASH: Ndjekim kursin tonë politik, duam zgjedhje të parakohshme parlamentare

 Aleanca për Shqiptarët angazhohet për zgjedhje të parakohëshme parlamentare sa më shpejt të jetë e mundur, por do të ndjekë kursin e saj politik dhe nuk do të bllokojë institucionet e vendit thonë nga kjo parti.

“Ne nuk mundemi të bllokojmë institucionet e shetetit prandaj edhe nuk morëm pjesë në të ashtuquajtërën bllokadë që pregaditej nga partia opozitare maqedonase, ju e dini shum mirë se ata edhevetë reteruan nga kjo ide. Ne nuk ngutemi kemi interesat tona kemi parimet tona kemi pikpamjet tona politike kemi qëndrimet tona politike dhe kjo na bën ne më identik dhe më të pavarur në çdo veprim tonin politik. Kjo është e qartë dhe e lexojnë qytetarët, gjithçka që kemi në fuqi dhe mundësi politike do ta funksionalizojmë.”, tha Naim Bajrami nga ASH.

Për ASH-në është e papranueshme që zgjedhjet parlamentare të mbahen në pranverë së bashku me zgjedhet presidenciale.

“LSDM dhe BDI siç shihet është e qartë se kanë frigë nga diaspora shqiptare ju e dini që ata në 2020 shpëtuan nga revolta e diasporës shqiptare me preteksin e pandemisë, me bllokimin e masave që u morën asaj kohe dhe tash duan që gjatë muajve prill apo maj së bashku me zgjedhjet presidenciale të ketë edhe zgjedhje parlamentare. Kjo për ne është e pa pranuar në parim për shkak se ne duam ose tash të ketë zgjedhje parlamentare sa më shpejt të jetë e mundur ose të përfillet edhe vullneti dhe legjitimiteti i asaj diaspore që BDI shpesh thirret në mbrojtje të interesave të saj.”, tha Bajrami.

Edhe partit tjera opozitare Lëvizja Besa dhe VMRO-DPMNE kërkojnë zgjehdje të aprakohëshme parlamentare. Por shumica paralamentare iniston që ta çoj mandatin deri në fund.

Show More

Related Articles

Back to top button