GostivarLajme

Muftinia e Gostivarit organizoi manifestim fetar për Isranë dhe Mi’raxhin në Xhaminë “JENI” të Vrapçishtit

Me rastin e Israsë dhe Mi’raxhit, Muftinia e BFI-Gostivar, organizoi Manifestimin Qendror në Xhaminë “JENI” të fshatit Vrapçisht, me një program të begatë me lexim Kur’ani, ilahije, kaside dhe mevlud nga Kori i Muftinisë, nën udhëheqjen e Mr. Eljesa ef. Asanit.

Me këtë rast, Muftiu H. Sabahudin ef. Zendeli, mbajti fjalë rasti para xhemaatit të kësaj xhamie, ku para besimtarëve sqaroi porositë aktuale që i sjell Israja dhe Miraxhi në kohën bashkëkohore.

“Adhurimi i Zotit ashtu siç Ai e meriton, lidhshmëria shpirtërore e që është namazi pesëkohësh, pas dëshpërimit njerëzor vjen shpresa nga i Madhi Zot, istigfari i mëkateve të njeriut me lutje të veçantë, e shumë mirësi tjera, janë porositë e kësaj feste islame”, tha mes tjerash, Muftiu i Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli.

Nën udhëheqjen e referentit, H. Mallzim ef. Zendeli dhe në prezencë të imamit H. Vullnet ef. Bajrami, imamit model të hoxhallarëve dhe simbolit të Vraçishtit, Hfz. Murtezan ef. Ziberi, Këshillit të Xhamisë, kryetarit të Komunës së Vrapçishtit, z. Isen Shabani, ky program në numër të madh të prezencës së xhematit, kaloi në harmoni të plotë, duke përcjellë porosinë e kësaj nate se “Namazi është Mi’raxhi i besimtarit”.

Hutben e xhumasë e mbajti Muftiu, e në namaz të xhumasë priu Mr. Eljesa ef. Asani.

Show More

Related Articles

Back to top button